Bazuar në eksperiencën e shumë investitorëve, investimi në pronën e paluajtshme mbetet më fitimprurëse, jo riskoze dhe për rrjedhojë edhe më e lakmuara, sidomos në rajone ku ka zhvillim urban dhe nivel punësimi të lartë ose turizëm natyror e kulturor.
Gjenerimi i të ardhurave nga prona mund të vijë në sajë të jetesës në një zonë të zhvilluar ku mund të gjeni një punë të mirë dhe të rriteni në karrierë; mund ta shfrytëzoni për qera familjare, biznesi apo turistike, si dhe mund të kurseni duke e shfrytëzuar ju vetë për pushime. Kjo varet nga vendi ku do të zgjidhni pronën, por e sigurt është se përfitimi do të jetë i madh.
Megjithatë, që një pronë t’ia vlejë dhe të kthejë sa më shpejt vlerën e blerjes, duhet që të blihet me një çmim të drejtë, real dhe të përballueshëm.
Po si janë çmimet e pronave në Shqipëri? A zbatohen çmimet referencë të shtetit dhe a është tregu transparent dhe i drejtë?
Në fakt ekzistojnë shumë çmime e vlerësime spekulative, por një agjensi imobilare ndërmjetësuese ju lehtëson të shisni dhe të bleni pronën sipas rregullave ligjore dhe të tregut duke ju ofruar një të ardhme më të sigurt. Vlera e drejtë e pronës përcaktohet nga disa elementë siç janë: cilësia e tokës, qëndrueshmëria e ndërtesës dhe vjetërsia e saj që janë thelbësore, vendndodhja e pronës suaj (zona të ndryshme kanë çmime të ndryshme sipas preferencës e tendencave të tregut bazuar në migrim, infrastrukturë dhe zhvillim urban), lehtësirat që mundëson prona juaj për jetesën atje si psh. ballkon, magazinë, parkim, numri i katit, ashensor, etj.