Mekanizmat e vleresimit te drejte te prones.

Mekanizmat e tregut ofertë-kërkesë është e vështirë të funksionojnë në një ekonomi të brishtë si ajo e Shqipërisë kur secili kërkon të përfitojë sa më shumë, prandaj ne si agjensi imobilare do të mundësojmë që t’i përmbahemi çmimeve referencë pa krijuar mbivlerësim apo nënvlerësim të pronës.

Sipas një artikulli të Deloitte Albania të shkruar nga Anton Lezhja, “pas viteve ’90, metoda e krahasimit të drejtpërdrejt dhe ajo e kapitalizimit të qirasë kanë dhënë rezultate shumë të ndryshme nga njëra-tjetra” duke e vështirësuar vlerësimin e pronës në Shqipëri. Faktorë të tjerë që vështirësojnë këtë process sipas tij janë mungesa e transaksioneve në të cilat të bazohen vlerësuesit e pronave, si dhe aftësinë paguese të blerësit kur të ardhurat mesatare vjetore janë tepër të ulëta. (https://www2.deloitte.com/al/sq/pages/financial-services/articles/valuation-real-estate-properties.html)

Gjithashtu sipas “Rezultateve të vrojtimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe indeksit të çmimit të banesave” të arritura nga Banka e Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të 2021 , “Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje me 0.5% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me 6.7% në terma vjetorë. Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 3.4% ndaj periudhës paraardhëse dhe me 5.8% ndaj një viti më parë. Çmimet mesatare në Tiranë raportohen të rritura në zonat periferike dhe jashtë qytetit, ndërsa ndryshimet e çmimeve për pronat e shitura në qendër të qytetit ishin të vogla. Për pronat e shitura në vendet bregdetare agjentët kanë raportuar çmime më të ulëta, ndërsa për zonat e tjera ndryshimet e çmimeve kanë qenë thuajse të papërfillshme” (BSH, shtator 2021) Megjithatë, numri total i pronave të shitura ishte 709 nga 632 një gjashtëmujor më parë (BSH, shtator 2021)

https://www.bankofalbania.org/rc/doc/REZULTATET_E_VROJTIMIT_TREGU_I_PASURIVE_T_PALUAJTSHME_DHE_INDEKSI_I_MIMIT_T_BANESAVE_19578.pdf

Pasiguritë e të ardhmes si: tërmetet, pasojat dhe rreziku i ndonjë pandemie si ai i covid-19, lufta në Ukrainë që ndikon ekonominë botërore duke rritur çmimet, risku i përhapjes së kësaj lufte në gjithë botën, po ashtu lija e majmunit që ka përhapur kohët e fundit panik, bëjnë që njerëzit të kursejnë më shumë e mos investojnë në prona. Rënia e të ardhurave për frymë do të ndikojë në aftësinë dhe pasigurinë e blerjes së një prone të paluajtshme.

Sipas revistës Monitor, në një artikull të Dorina Azos në 20.11.2021,”në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2” https://www.monitor.al/nuk-ndalet-rritja-e-cmimeve-te-apartamenteve-ne-tirane-2/.

Më poshtë do të gjeni çmimet e referencës së shtetit për toke dhe banesa në zona të caktura.

Harta e vlerës (Agjensia e Trajtimit të Pronave)  https://atp.gov.al/harta-e-vleres/

https://atp.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/vkm-nr.89-date-03.02.2016-per-miratimin-e-hartes-se-vleres-se-tokes_compressed-1-compressed.pdf

Vendim Nr. 132, Datë 7.3.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës.” ndryshuar me vendim nr. 144, datë 13.2.2020.  (Tatime.gov.al)