Rendesia e zgjedhjes se nje agjensie imobiliare te besueshme

Tregu i pronave në Shqipëri ka vështirësi të panumërta dhe një mungesë transparence.  Moszbatueshmëria e ligjit ka bërë që për shumë kohë çështjet e pronave të jenë të pazgjidhura dhe krijojnë probleme të shumta sociale. Për këtë arsye nevoja e një agjencie imobilare të besueshme, profesionale dhe lehtësuese transaksionesh bazuar në ligje dhe në parimin fito-fito të të dy palëve, si dhënësit ashtu edhe marrësit të pronës, është një domosdoshmëri.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të gjeni pronën e duhur në një kosto sa më të përballueshme.

Pse duhet të zgjidhni agjenci imobilare të besueshme?

  1. Ka pafund njoftime për prona në shitje dhe me qera dhe ju duhet shumë kohë të kërkoni duke lënë punën tuaj, angazhimet familjare e duke humbur kohë me kërkime të kota e të lodhshme. EJK Imobiliare ju mundëson sugjerimin e ambjenteve të përshtatshme sipas kritereve e nevojave tuaja si dhe imazhe dhe video te ambjenteve te pronës që keni interes për të blerë apo marrë me qera, pa qënë nevoja të jeni present. Ju mund të kontrolloni fizikisht pronën në një moment të përshtatshëm të zgjedhur nga ju.
  2. Ju duhet nje negociues apo ndërmjetësues profesional  që të vlerësojë si duhet pronën në çmimin real të tregut pasi shpeshherë gjuha e përbashkët midis pronarit dhe blerësit është e vështirë për t’u gjetur.
  3. Ju duhet një agjensi profesioniste që të kontrollojë disponibilitetin dhe vlefshmërinë e pronës si dhe transaksionit nga ana ligjore në mënyrë që të mos ju krijojë probleme në të ardhmen.
  4. Një agjensi imobilare e besueshme dhe profesioniste ndjek vazhdimisht të dhënat e tregut të pronave dhe ka eksperiencen e mbledhur ndër vite t’ju sugjerojë pronën që ju përshtatet më mirë.  Nëse ju vetë mund të kërkoni masivisht dhe rastësisht për një periudhë kohe, agjencia imobilare ka eksperiencën t’ju informojë anët pozitive dhe negative të zgjedhjes tuaj pasi ka grumbulluar informacion për zona e për periudha të ndryshe kohore dhe njeh më mirë legjislacionin.